Armëpushimi mbi të cilin ranë dakord të mërkurën Izraeli dhe lëvizja islamike e Hamasit duket se po mban edhe gjatë së enjtes. Radioja izraelite njoftoi se disa raketa janë qëlluar nga Gaza, por nuk ka pasur shenja të një reagimi izraelit.