Instituti “Flamand i Paqes”, me seli në Bruksel, vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në Paris, publikoi një studim sipas të cilit, shumica e armëve që qarkullojnë në mënyrë ilegale në Belgjikë dhe jo vetëm, kanë origjinën nga vendet e Ballkanit. Në një intervistë për Top Channel, Nils Duquet një nga hartuesit e studimit tregon se pse kanë arritur në këtë përfundim.