Pushime on Top edhe këtë vit do të jetë në familjet tuaja duke ju dhuruar emocione të veçanta dhe duke eksploruar vendet më të bukura në Shqipëri. Në këtë episod të parë të sezonit, do të stacionohemi në Arameras Resort, një hapësirë unike mes detit dhe malit. Do të zhvendosi në Gjirin e Lalëzit në San Pietro Residence, ku aventurat e qetësia s'kanë të krahasuar. E do të përmbyllim këtë episod me trendet e verës sa i përket makeup me MUA Ela Pera. Çfarë bëjnë më tepër gabim vajzat sot? Zbulojeni në intervistën e veçantë. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!