“Antitank, kallash e municione”/ RENEA arreston 5 persona, sekuestrohen arsenal armësh në 18 baza
01/04/2021 13:02

Finalizohet operacioni policor “Kompleks”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zbulohen dhe goditen 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit. Zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë. Sekuestrohen arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara. Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e strukturave hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për zbulimin, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kiminale të ndodhura më parë, si dhe në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në qytetin e Tiranës, mëngjesin e sotëm, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kompleks”. Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet policore, pas vlerësimit të informacioneve të marra dhe hetimeve të kryera, u bë i mundur saktësimi, lokalizimi dhe goditja e 18 bazave që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizmin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit. Po gjatë operacionit u bë lokalizimi dhe kapja 3 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër ndalimi, konkretisht: Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi; Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B. Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04