Anti-terrori në gatishmëri pa afat/ Të huajt nga Lindja intervistë të posaçme, u skanohen shenjat e gishtave
21/01/2020 19:38

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman. Top Channel ka mësuar, jo zyrtarisht, se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare. Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër. Në kushtet e anonimatitet një burim jo zyrtar tregoi për Top Channel se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ndërkohë po ashtu, Top Channel mëson se autoritetet i kanë refuzuar lejen e qëndrimit edhe një personazhi me dritë hije Thamer Ali Radhi Zaidawi, i cili është me origjinë nga Iraku por besohet se ka ngecur në rrjetën e anti-terrorit pas sinjalizimit të partnerëve për aktivitetin e tij të dyshimtë. 44-vjeçari ka kundërshtuar në Gjykatë urdhrin e largimit dhe procesi do zhvillohet në fillim të muajit shkurt. Top Channel mëson nga burime të besueshme se dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë. Top Channel ka mësuar edhe emrat e tyre, ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor I Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit. Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit supreme të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e ambasadës amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12