Prototipi i fundit i anijes hapësinore të grupit SpaceX është përplasur, pasi video direkte e fluturimit testues u ndërpre. Raketa e quajtur SN11, e lëshuar nga impjanit në jug të Texas nisi ngritjen e saj deri në 10 kilometra kur në pamje shihen probleme me sistemin e shtytjes. Komentatori John Insprucker tha: "Me sa duket është një tjetër test spektakolar i anijes kozmike Numër 11".