Pasdite në Top Channel nuk ka nguruar t'i marrë një intervistë të shkurtër edhe të atit të 13-vjeçarit, që rrezikoi të mbytej atë mëngjes gushti, kur heroizmi i Pandi Toçes ishte i vetmi mjet shpëtimi për të. Andrea Dervishi thekson se djali i tij është ende i tronditur nga ajo ngjarje dhe refuzon të dalë më nga Liqeni, por familjarisht do t'i jenë përjetë mirënjohës Pandit.