Amfiteatri i Durrësit, Margariti: Javën e ardhshme nis restaurimi i objekteve historike të dëmtuara
26/03/2021 17:33

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme edhe në Amfiteatrin e Durrësit, një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ishin në perimetrin e Amfiteatrit ku vijon puna për rikonstruksionin dhe rivitalizimin e tij. Një fakt i rëndësishëm, të cilin e vuri në dukje ministrja Margariti, është edhe pasurimi i Amfiteatrit me të tjera hapësira të panjohura deri më sot. “Punimet janë zhvendosur paska në kohë, sepse ka pasur gjetje në pjesën e poshtme, hapësira, të cilat nuk e dinim që ekzistonin”, – tha ministrja e Kulturës Margariti. Javën e ardhshme do të nisë edhe restaurimi i objekteve historike të dëmtuara në zonë. “Gjithë kjo zonë hyn në një plan, i cili është një tjetër P2V e hartuar tashmë. Duke qenë se është qendër historike, nuk është trajtuar si të gjithë zonat e tjera të zhvillimit me plane të detyruara, me sistemimin e objekteve, por edhe për faktin se është hapësirë arkeologjike ka një studim të posaçëm. Në këtë studim, përveç rehabilitimit të këtyre objekteve që janë objekte të historisë, ka dhe një sistem të të gjithë kësaj zone historike. Të gjithë këto rrugica do kthehen njësoj si në Vlorë, për ta rikthyer këtë në një qendër historike të mirëfilltë”, – shpjegoi Margariti.

Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08
Top Channel/ Dita e 21/ Studentët e Politeknikut marshojnë drejt Mjekësisë, thirrje për bojkot dhe..
02/11 13:07
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë, autori i maskuar merr paratë në bankën te Komuna e Parisit
02/11 12:44
Top Channel/ Studentët në protestë, marshojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për manifestim
02/11 12:42
Top Channel/ Lezha me pedonale të re, investimi me vlerë 62 milionë lekë përfundon në verë
02/11 12:32
Top Channel/ Artizania në Gjirokastër: Shqiptarët e Kosovës duan më shumë veshjet tradicionale
02/11 12:31
Top Channel/ Vdekja tragjike në Shkodër, 67-vjeçarja po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina
02/11 12:26
Top Channel/ Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre dyshime për procedurën
02/11 12:24
Top Channel/ ‘Trashë i bie’/ Manja: Duhet të barazoheshin taksat me makinat elektrike, rrugën…
02/11 12:00
Top Channel/ ‘SPAK ka amnistuar krimin elektoral’, Berisha: Aty brenda qelbej era drogë se di…
02/11 11:58
Top News – Transferimi në burgun e Fierit. Helsinki: Veliaj duhet të njihet me arsyet e vendimit
02/11 11:51
Top News – I maskuar dhe i armatosur/ Grabitet banka në Tiranë, autori arratiset me monopatinë
02/11 11:49
Top News – Begaj dekreton Territorialen. U miratua me 85 vota në kuvend, hyn në fuqi
02/11 11:47
Top Channel/ Studentët e Politeknikut thirrje te Ekonomiku për bojkot: Bashkohuni me ne
02/11 11:38
Top Channel/ Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar
02/11 11:10
Top Channel/ E reja humb kontrollin, merr para këmbësoren, pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares
02/11 11:03
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në Spak
02/11 10:50