Amerikanët të pakënaqur me qëndrimin europian/ Irani: S’do qëndrojmë në heshtje
04/01/2020 15:39

“Përgjigja ndaj një veprimi ushtarak, është po një veprim ushtarak. Ndaj kujt? Kur, ku? Këtë do do ta shohim”, deklaroi në një intervistë për CNN ambasadori i Iranit në OKB Takht Ravanchi. “Ne nuk mund të qëndrojmë në heshtje, duhet të veprojmë dhe ashtu do të bëjmë”, ka shtuar ai, duke nënvizuar se sulmi i Shteteve të Bashkuara që i mori jetën gjeneralit Kasem Sulejmani “ishte një akt lufte kundër popullit të Iranit”. Me mijëra irakianë morën pjesë ndërkohë në Bagdad në kortezhin funebër të Sulejmanit, duke thirrur mbi arkëmortin e tij “Vdekje Amerikës”. Ajo çfarë ka mbetur nga trupi i gjeneralit pas ceremonisë, do të dërgohet në Iran. I pranishëm në kortezh, ishte dhe kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi. Sekretari amerikan i shtetit Mika Pompeo nga ana tjetër është ankuar se aleatët europianë “nuk ndihmuan aq sa do të kishin dashur amerikanët”. Pompeo tha për Fox News se i kishte telefonuar funksionarëve në disa vende për të folur mbi sulmin. “I kam kaluar ditët e fundit duke folur me partnerët në rajon, duke i treguar çfarë po bënim dhe përse po e bënim, dhe përse kërkonim asistencën e tyre. Të gjithë ishin fantastikë. Pastaj, folëm më partnerët tanë në vende të tjera, të cilët nuk qenë po kaq të mirë. Për tu treguar i sinqertë, europianët nuk ka ndihmuan ashtu siç do të kishim dëshiruar”, është shprehur shefi i diplomacisë amerikane duke shtuar se “në veçanti britanikët, francezët dhe gjermanët duhet ta kuptojnë se ajo që bëmë, ajo që amerikanët bënë, ka shpëtuar jetë edhe në Europë”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30