Ambasadorët kërkojnë dialog/ Thirrje drejtuesve politikë që të zgjidhin krizën
21/06/2019 20:14

Delegacioni i BE-së në Shqipëri i bëri thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t'u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.