Partia demokratike I është rikthyer edhe një herë denoncimit për koncesionin e rrugës Milot-Fier. Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD, në një deklaratë për mediat tha se ky është një plan grabitjeje, ndërsa projekti është fantazëm dhe tenderi nuk ekziston tek Agjencia e Prokurorimeve. Sipas Alibeajt koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryer.