Aleatët e PD tërhiqen/ Nuk do kërkojnë më proporcional me lista të hapura
08/01/2020 19:57

Aleatët historik të demokratëve kanë bërë një hap pas sa i takon kërkesës së tyre të kahershme për ndryshimin e sistemit ne proporcional kombëtar me lista të hapura. Tërheqjen e përkohshme, Dashamir Shehi dhe Agron Duka e justifikojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Kemi rënë dakord me idenë e mirë që ky vendim të shërbejë për zgjedhje të parakohshme këtë pranverë. Për hir të kësaj pune po sakrifikohet edhe një sistem që për mua nuk është funksional dhe prej vitesh kam pretenduar me u ndryshu..”, shprehet Dashamir Shehi. “Edhe nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, ndofta nuk premton koha të hyhet në zgjedhje të parakohshme me një sistem të ri zgjedhor”, ka thënë Agron Duka. Kur platforma e opozitës për reformën zgjedhore të bëhet publike, brenda këtij muaji, prekja e sistemit nuk do jetë e përfshirë, por dy krerët e partive aleate janë të gatshëm edhe për një kompromis më të fortë. Marrjen pjesë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër. “Unë mendoj se po. Ndofta prevalent nevoja e zgjedhjeve të parakohshme për zgjidhjen e krizës, nëse ka rezultate konkrete pikërisht në ato kushte që ka pasur opozita. Nuk jam kurrë dakord nëse nuk ka masa konkrete ndaj krimit zgjedhor”, tha Duka. “Ore unë shkoj edhe me dreqin në zgjedhje, por unë gjykoj që ky njeri deri në fund do të pengoje jo vetëm zgjedhjet por edhe Shqipërinë”, shprehet Shehi. Kërkesa për një sistem të ri zgjedhor dhe hapjen e listave për ti ulur pushtetin kryetarëve ishte një ndër kushtet kryesore të aleatëve ndaj Lulzim Bashës, por kjo kërkesë duket se do të arkivohet për një fazë të dytë.

Top News- A është e vërtetë që 9 shtete kanë bllokuar Shqipërinë me veto? Rama: Barsoletë kompletë
09/04 21:44
Top Channel/ 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë në BE? Rama përgjigjet për herë të parë
09/04 20:08
Top Channel/ Rama: Ndërtimi s’është krim, mjaft me akuzat për pastrim parash
09/04 19:53
Top News – ‘Kuvendi, leckë e Edi Ramës’. Sali Berisha hedh akuza nga foltorja e parlamentit
09/04 18:41
Top Channel/ “Në Shqipëri forcohen ligjet, rritet korrupsioni”, Boçi: Jemi ‘lavanderi’ parash
09/04 18:32
Top Channel/ Asambleja e PS në Durrës, Rama: Duam të sjellim turistë që shpenzojnë shumë, por…
09/04 18:32
Top Channel/ A do të ndikojë lufta tek turistët në vend? Rama: Këtu ka sherr, jo luftë…
09/04 18:31
Top Channel/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kati i parë është si shkollë, i dyti është…
09/04 18:31
Top Channel/ “Uaaa”, Klodiana Spahiu habitet nga vlerësimet e Ramës ndaj saj
09/04 18:30
Top Channel/ “Nevoja për strehim është e madhe”, Rama nga Durrësi: Do krijojmë fondin që të…
09/04 18:18
Top News – ‘Lufra, fushatë kundër qumështit vendas’. Braçe publikon mesazhet denoncuese nga fermerët
09/04 18:05
Top Channel/ “Ne sjellim pr.ligj për uljen e çmimit të naftës, ju…”, Bardhi: Po mashtroni kombin
09/04 17:11
Top Channel/ “U pastrokan në Shqipëri paratë”, Rama: Apartamentet paguhen në bankë
09/04 17:01
Top Channel/ “Ti ke blerë vendin tënd si deputet”, Balla-Shehajt: Je person i dënuar për…
09/04 17:01
Top Channel/ “Për ata që lehin”, Rama për ndërtimet: Paguajnë 14 mln euro taksë, si mund të…
09/04 16:48
Top Channel/ “Lloj lloj maskarenjsh që…”, Rama i përgjigjet akuzave për pastrim parash në ndërtim
09/04 16:38
Top Channel/ “Jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”, ministrja Ibrahimaj-Bardhit: Mos guxo!
09/04 16:37
Top News-‘Ndërtimi sulmohet se është i suksesshëm’. Rama: Akuzat për pastrim parash, të neveritshme
09/04 16:35
Top Channel/ Rama: Ndërtimi nuk është krim, sektor që afron vendin drejt BE
09/04 15:16
Top Channel/ Rrëzohet interpelanca me Ramën, opozita dhe PS përplasen për ligjet e BE
09/04 15:09