Aleatët e Bashës/ Rama i merr me radhë: Monika do të kapë drejtësinë me duart e Lulit
08/03/2021 11:12

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën online, “Rruga drejt 25 prillit”. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të opozitës, duke i marrë me radhë figurat kryesore. “Ne kemi një program pune, një plan veprimi, sepse ne jemi qeveria dhe ajo që ne kemi për detyrë, është të themi qartë atë që do bëjmë dhe të bëjmë atë që themi. Ne nuk jemi një koalicion kap ça të kapësh. KÇK fiton, Shqipëria humbet, që nga Luli, te Monika që lufton të mbajë Lulin lidhur për hir të Ilirit dhe Saliut që duan të kapin pushtetin me duart e Lulit. “Agron Duka do të mbetet në historinë e estradave politike si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin sepse ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP-it. Duke pritur që Basha ta bëjë pakëz ministër bujqësie, meqë Agroni, si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë pula, zogj e vezë, sa për kotec i shkon vetëm ministria ushqimit. Fatmir Mediu, që vulën e Partisë Republikane e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por të vetmen certifikatë prone që ai ka mundur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it. Dash Shehi që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e parlamentit. Vangjel Dule që në TV është balli i lartë i minoritetit grek, e në KÇK e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi, i doganave, që deputetllëkun e ka për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit. Nard Ndoka i vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh, që as humoristi me humorin më të zi nuk do t’ja servirte një popull. Nuk mungon një personalitet që kartëvizitën e ka tronditës:’Xhelal Mziu deputet’. Humori bëhet i zi fare kur këta thoin na jepni votën që të ndalojmë votën”, tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41