Ndërsa zgjedhjet afrohen dhe fushata po bëhet gjithmonë e më intensive, njëkohësisht edhe më bajate, këto zgjedhje duket se do të karakterizohen nga dy elementë kryesorë.Në këtë klimë dhe ndërsa përflitet gjithmonë e më shumë krijimi i një poli të tretë, që do të përmbledhë një sërë “partish të vogla”, të cilat mund të jenë përcaktuese, në mos për formimin e qeverisë së ardhshme, për emrin e kryeministri shqiptar pas zgjedhjeve të qershorit 2013, Sokol Balla ftoi në emisionin e tij të përjavshëm, në “Top-Story”, kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim idrizin.