Skandali i Harvey Weinstein ka, sipas aktorit britanik Martin Clunes, edhe një anë tjeter. 55-vjeçari i njohur më së shumti për rolin e protagonistit në serialin televiziv “Doc Martin”, ka punuar me producentin e turpëruar amerikan për filmin “Shakespeare In Love”. Clunes thotë se nuk janë të pafajshme të gjitha ato që shkelin në studiot e Hollivudit dhe, pa bërë emra, u shpreh se disa aktore flirtojnë hapur me producentët, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë në karrierë.