Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çërrik, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, shtetasi me iniciale F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë, ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit. Drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me iniciale E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, ndërroi jetë në vendngjarje.