Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet. Në videon e dërguar në “Ti Raporton” nga një qytetar shihet një person i shtrirë në anë të rrugës dhe trafiku i rënduar i shkaktuar si pasojë e bllokimit nga ana e Policisë. Sipas qytetarit që denoncon rastin, në momentin e xhirimit të videos, ambulanca nuk kishte mbërritur ende në vendin e ngjarjes.