Një aksident ka ndodhur në një prej bulevardeve kryesore në Korçë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Drejtuesi është larguar nga vendngjarja duke lënë të plagosurin.