Aksident në Fier, ndërron jetë i mituri, plagoset nëna e tij
28/08/2019 09:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Seman ku një mjet tip “Volkswagen” ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme i mituri i moshës 14 vjeç, si dhe është plagosur nëna e tij, M.B., 36 vjeçe.