Aleanca Kuq e Zi ka vijuar sërish sot me atë që e ka cilësuar fushatën për inaugurimin e mashtrimeve të shtetasit Sali Berisha. Stadiumi “Qemal Stafa” ishte ndalesa e sotme e kuq e zinjve të cilët kanë prerë shiritin e inaugurimit të stadiumit të munguar, por shumë të trumpetuar nga kreu i qeverisë në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë.