Një ditë pas deklaratave kritike të dhomës amerikane të tregtisë se Shqipëria ka barrë të rëndë fiskale ka reaguar qeveria. Ministri i Financave Arben Ahmetaj i quajti deklaratat e presidentit Mark Crawford si qëndrime emocionale, që sipas tij nuk kanë lidhje me realitetin.