Rikthehen episodet e dhunës së periudhës së aparteidit në Afrikën e Jugut. Të paktën 30 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen pas përdorimit të armëve të zjarrit nga ana e policisë vendase ndaj një grupi minatorësh që ndodheshin prej ditësh në grevë.