Aeroporti ul çmimet. Në Rinas do vijnë kompani të reja me çmime të ulëta të biletave
28/01/2021 15:44

Menjëherë pasi Aeroporti i Rinasit u mor në pronësi nga kompania shqiptare Kastrati Grup, është lajmëruar nisja e procesit të uljes së tarifave për pasagjerët, proces që do çojë në uljen e biletave të udhëtarëve. Shumë shpejt në aeroport pritet që të mbërrijnë edhe kompani të tjera fluturimesh që përdorim cmime shumë më të lira se ato që janë aplikuar që nga nisja e operimit të koncesionit të aeroportit të Rinasit. Ulja e parë përfshin tarifën për pasagjerë e cila nga 12.5 shkon në 10 euro. Drejtori ekzekutiv i Tia-s, Constantin von Alvensleben tha për mediat se: “Reduktimi i tarifës së pasagjerit do cojë në uljen e çmimit të biletës që pasagjerët paguajnë dhe rrjedhimisht mendoj se është një ndryshim shumë pozitiv edhe për futjen e kompanive të tjera ajrore me kosto të ulët. Debati për çmimet e larta të biletave nga Rinasi, ishin në thelb të diskutimeve mes qeverisë shqiptare dhe kompanive që më herët kishin nën koncesion aeroportin.” Por pas datës 18 Dhjetor të vitit që kaloi aeroporti u kthye në pronësi të një kompanie shqiptare. Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit janë edhe dy risi te tjera. Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke pasur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB