Aeroporti ndryshon pronësinë/ Blihet nga kompania shqiptare “Kastrati Group” për 71 milionë euro
25/12/2020 15:27

Grupi kinez ka lënë aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. 100% e aksioneve tashmë do të zotërohen nga Kastrati Group për 71 milionë euro. Vendimi për blerjen është zyrtarizuar pasi transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aeroporti është menaxhuar fillimisht nga gjermanët, për t’i kaluar më pas grupit kinez dhe së fundmi një kompanie shqiptare, ku debate kryesor kanë qenë gjithnjë tarifat e larta dhe kushtet për funksionimin e aeroporteve të tjera në vend. Marrëveshja mes Kastratit dhe grupit kinez “Real Fortress Private Limited është firmosur më 1 dhjetor të këtij viti, ku kompania shqiptare do të paguajë fillimisht 15 milionw euro si pagesë fillestare, teksa pjesa tjetër e vlerës për mbylljen e procesit. Që prej vitit 2004 kur aeroporti menaxhohej nga gjermanët, e më pas nga 2016 ku administrimi i kaloi grupit kinez të cilët blenë aksionet e aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” qeveria bëri disa tentativa për të ndryshuar kushtet e kontratës, në mënyrë që t’u hiqe ekskluziviteti kompanive koncesionare të cilat bëheshin pengesë për hapjen e aeroporteve të tjera. Diçka e cila u arrit pjesërisht katër vite më parë përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe grupit kinez. Aviacioni është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia për shkak të masave bllokuese dhe kufizimeve që kanë ndjekur shtetet. Por, deri një vit më parë Aeroporti i Rinasit rezultonte një ndër sipërmarrjet me fitimet më të larta me rreth7 miliardë lekë të ardhura në fund të 2019-ës. Aeroporti i Rinas është i vetmi funksional në Shqipëri, teksa pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të nisë operimin edhe i Kukësit.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14