Aeroporti i Vlorës, ofertues të rinj/ “Nëse njëri plotëson kriteret. Në muaji prill nisin punimet”
01/02/2021 15:28

Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Në një intervistë për Top Channel, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se kanë mbërritur 2 oferta për ndërtimin dhe operimin e këtij aeroporti, ndërsa shtoi se fillimi i Prillit do të shënojë edhe nisjen e punimeve për këtë investim strategjik që pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm në ekonominë e vendit. “Ne sot mbyllëm garën për këtë projekt. Jemi shumë të kënaqur të njoftojmë se kanë mbërritur 2 oferta. Komisioni do marrë kohën e duhur dhe në pamje të parë ofertuesit përmbushin kushtet teknike. Megjithatë do marrë kohën e nevojshme dhe ne jemi shpresëplotë se do të kemi së shpejti një fitues dhe në fillim të Prillit të nisë puna në kantierin e Aeorporit të Vlorës, Aeroportit të të gjithë shqiptarëve.” Ministrja është ndalur edhe te vonesat që ka pësuar herë pas here që gara për ndërtimin e kësaj vepre, të cilat sipas saj kanë ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19. “Gara për ndërtimin dhe operimin e aeroportit u hap fillimisht më 19 dhjetor 2019 dhe fituesi do të shpallej në mars, një proces që u bllokua për shkak të pandemisë Covid-19. Në kushte të tilla, Ministria e Infrastrukturës vendosi të rihapë sërish ankandin ndërkombëtar në nëntor të vitit të kaluar, duke përcaktuar 14 dhjetori si afatin për shpalljen e fituesit. Por, një ankimim pranë Komisionit të Prokurimit Publik solli vonesa të tjera në finalizimin e garës.” Pas Aeroprotit Ndërkombëtar të Rinasit dhe hapjes së atij të Kukësit në fillim të pranverës së këtij viti, Aeorporti i Vlorës bëhet aeroporti i tretë në vend që mund të nisë operimin.

Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
DIGITALB DIGITALB