Një konsorcium mes dy shoqërive shqiptare, “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami sh.p.k.”, do të marrin me koncesion për 35 vite Aeroportin e Kukësit. Ministria e Infrastrukturës njoftoi se e ka shpallur fituese, ofertën e vetme në tenderin për dhënien me koncesion të aeroportit, i cili u zhvillua pak ditë më parë.