Administrata pushon gati 5 muaj të një viti kalendarik. Nga 365 ditët e vitit punonjësit e administratës punojnë vetëm 219 ditë, ndërkohë që 146 ditët e tjera ata pushojnë. Të shtunave dhe të dielave, administrata është e mbyllur si dhe për 14 ditët e festave zyrtare.