Administrata, 193 milionë euro borxh/ Detyrimet ndaj biznesit, sigurimeve e vendimeve të gjykatave
05/03/2021 19:41

Pushteti qëndror dhe bashkitë e vendit kanë thelluar më tej borxhet. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të vitit 2020, detyrimet e prapambetura të administratës publike kanë arritur në rreth 23.8 miliardë lekë apo rreth 193 milionë euro. Pjesën më të madhe të faturave të papaguara e zë TVSH-ja e parimbursuar për bizneset që arriti në fund të dhjetorit në rreth 9.8 miliardë lekë, një stok që sipas Ministrisë së Financave pritet të zerohet deri në qershor të këtij viti. Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës rezultojnë dy nga dikasteret me borxhet më të larta, përkatësisht me nga 2 miliardë lekë, ndjekur nga ministria e Mbrojtjes me 1.4 miliardë lekë detyrime, ku pjesa më e madhe e tyre janë për faturat e papaguara për vendimet gjyqësore, kryesisht për largimet e padrejta nga puna. Edhe bashkitë kanë zgjeruar më tej borxhet vitin e kaluar, pasi sipas të dhënave stoku i detyrimeve arriti në 7 miliardë lekë, ekuivalente me rreth 56.7 milionë euro. Niveli më i lartë i borxheve u shënua në Bashkinë e Tiranës me rreth 761 milionë lekë, ndjekur nga ajo e Kavajës dhe Vorës përkatësisht me 728 dhe 203 milionë lekë. Mosshlyerja e borxheve nga një pjesë e bashkive ka arritur deri tek mospagesa e sigurimeve shoqërore për punonjësit e administratës.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14