Janë të paktën 21 viktimat e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rajonet qendrore dhe ato të brigjeve lindore janë mbërthyer nga morsa e akullit me temperatura që kanë arritur në -40 gradë nën zero. Në Nju Jork dhe Uashington, mërkuri në termometër ka prekur -14 gradë celcius ndërkohë që era e fortë dhe e acartë ka bërë që perceptimi të jetë akoma më i keq. Problemet në transport dhe aeroporte kanë qenë të shumta.