Abuzimi me mikrokreditë/ Ekspertët kërkojnë edhe hetim për institucionet jo-banka
07/03/2021 19:50

Vendimi i bankës së Shqipërisë për të vendosur një tavan për interesat e kredive konsumatore është një masë e drejtë, por e pamjaftueshme veçanërisht për institucionet jo banka. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Arbi Agalliu, sipas të cilit institucionet e mikrokredisë po japin hua me interesa tepër të larta. Për shkak të abuzueshmërisë së madhe që kryejnë ndaj klientëve shton ai, duhet të jenë objekt hetimi nga institucionet përkatëse. “Do ta gjykoja një vendim të drejtë edhe pse prek rregullat e lojës nën një treg të lirë, por një vendim të drejtë sa i përket institucioneve jo banka. Është vënë re vitet e fundit që këto njësi operojnë në mënyrë jo shumë profesionale sepse klientët e tyre janë një kontigjent pa kulturë financiare, bien pre e mashtrimit. Përveç fiksimit të normës së interesit, unë do të gjykoja më me vend një hetim qoftë nga banka qendrore qoftë apo dhe nga Prokuroria sa u përket këtyre njësive. Sipas ekspertit Agalliu, situata nga pandemia ka nxitur ndjeshëm përdorimin e këtyre njësive jo banka, pasi individët që qasen më shumë drejt tyre kanë mungesë të ardhurash dhe kulturë të dobët financiare. “Kanë shfrytëzuar këtë nevojë konsumatore në Shqipëri për të ofruar finacim me shuma të ulëta por me interesa jashtë çdo lloj logjike që i përket tregut. Nuk mundet që një qytetar shqiptar të paguajë interesa kaq të larta. Nuk ndodh në vendet e tjera.” Aktualisht, projekt rregullorja e Bankës së Shqipërisë që vendos kufi për interesat e kredive konsumatore është në proces konsultimi me bankat dhe institucionet e mikrokredisë.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49