Vizita në rezidencën verore të Presidentit Erdogan dhe menjëherë pas saj darka me Kryeministrin Mitzotaqis, e kanë vendosur kryeministrin Rama në qendër të një teorie konspirative sipas së cilës ai po ndërmjetëson një armëpushim mes dy vendeve në kulmin e një përplasjeje muskuloze për kufirin detar mes dy vendeve. Gjatë panelit të organizuar nga Revista “The Economist” në Athinë kryeministri shqiptar e ka sfiduar audiencën e greke, duke thënë hapur se Presidenti turk nuk është aspak antigrek, se Turqia është vendimtare për sigurinë e Europës dhe se dialogu mes Greqisë e Turqisë është i domosdoshëm për vetë Europën.