A është i besueshëm Milaim Bellanica? Dëshmia e tij u bë kryelajm i mediave më të mëdha në botë
16/11/2020 15:15

“Nuk e kam takuar asnjëherë. Këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë”, u shpreh Lulzim Basha. Pas kësaj deklarate kundër Melaim Bellanicës, dëshmitarit të masakrës së Krushës, nisën një seri sulmesh dhe etiketimesh duke aluduar se thëniet e tij që kasetën e masakrës ia dha Lulzim Bashës janë të pavërteta. Po kush është Melaim Bellanica dhe sa i besueshëm është ai kur akuzon Lulzim Bashën ? 21 vite më parë Melaim Bellanica u shfaq pothuajse në të gjitha mediat e huaja me të besueshme të kohës, si BBC, RAI apo edhe CNN i intervistuar nga Kristiana Amanpur. Përse një refugjat lufte u bë kaq i famshëm? Bellanica ishte banor i Krushës dhe kur ushtria dhe policia serbe nisi të ekzekutonte qindra banorë të fshatit, ai mori kamerën dhe filmoi të gjithë skenën e krimit. Këto janë pamjet të shqiptarëve që sapo ishin vrarë nga trupat e ushtrisë së rregullt serbe në marsin e vitit 1999. Janë 45 minuta pamje nga dhjetëra trupa të shpërndarë në rrugë e kodrat e fshatit, por siç thotë ai edhe dëshmi të ushtarëve serbe që thoshin se do vrisnin 500 shqiptarë. Bellanica udhëtoi drejt Kukësit si refugjat dhe atje ra në kontakt me gazetarin e BBC George Alagiah, të cilit i dha dy minuta nga ky filmim. BBC transmetoi më pas lajmin bombë për masakrën më të madhe në Kosovë. I gjithë opinioni botëror u trondit, lajmi i dhënë nga Bellanica ishte jo vetëm i besueshëm, por edhe prova më e fortë e reprezaljeve dhe pastrimit etnik me shfarosje që po bënte ushtria serbe. Në Krushë shkoi edhe sekretari britanik për punët e jashtme Robin Cook. Ndërkohë Bellanica u intervistua nga CNN dhe qindra media të huaja që në atë kohë ishin vendosur në Kukës. Ai i tha Top Channel se pas këtyre intervistave atë e kishte takuar Lulzim Basha në rolin e tij si punonjës i UNMIK dhe i kishte kërkuar pamjet filmike.

Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07