Makthi merr fund! Alvini: Më mësonin si të luftoja, qëllonin me armë dhe më ulërinin
08/11/2019 19:49

“Dua pulë me patate”; këto ishin fjalët e para të Alvinit pas largimit. Dhuratat që e prisnin ishin lodra formuese dhe libra për fëmijë. I qetë dhe i buzëqeshur, 11-vjeçari shqiptar po shijon momentet, të cilat i kishte ëndërruar prej shumë kohësh. Por ndërkohë La Stampa ka zbardhur edhe një pjesë të rrëfimeve të tij pas mbërritjes në Itali. “Më mësonin se si të luftoja. Qëllonin gjatë gjithë kohës dhe më ulërinin, më thoshin që duhet të isha një ushtar. Ata më detyruan të flas vetëm arabisht”, ishte pohimi dramatik i Alvinit. Me nxjerrjen e tij nga kampi, i ati, Afrimi përmbushi në këtë mënyrë premtimin e vet te madh, edhe pse falë një ndihme jashtëzakonisht të madhe, pa të cilën, i vetëm nuk do ta merrte dot djalin. “Tani je i rritur, thuajse je bërë burrë”, ishin fjalët që shqiptoi më së pari ishte pushtuar nga emocionet. Të motrat i kishin ruajtur deri edhe lodrat e dikurshme. Duhej të stërvitej për të qenë një ushtar i ISIS-it, por për Alvinin e qetë dhe të ndrojtur, ai makth tashmë ka marrë fund. “Ajo e Alvinit është një histori e bukur që ka shkuar drejt e zë zemrat e shumë personave, dhe të organizatave që morën pjesë në lirimin e tij. sot është dita e buzëqeshjeve dhe e gëzimit. Alvin është kthyer në emrin e një shprese: treguam se ne si operatorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm, sepse ja çfarë arrihet nëse ekzistojnë dhe vullnetet e qeverive që bashkohen”, u shpreh Francesco Ricca, president i Kryqit të Kuq italian. Ministri i brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj, kanë treguar se gjithçka ka qenë e vështirë por ka patur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë italiane, asaj shqiptare, ambasadave respektive dhe organizatave humanitare. Për vogëlushin e plagosur në këmbë, nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dëmtimi, që e detyron të çalojë, iu shkaktua gjatë bombardimeve që i morën jetën të ëmës dhe fëmijëve të tjerë që ajo pati, sipas La Stampas, me një militant të shtetit islamik. Në kampet në veri të Sirisë, sipas autoriteteve ka mbi 28 mijë fëmijë që vijnë nga më shumë se 60 vende të ndryshme, e ne ferrin e Al Holit ka dhe fëmijë të tjerë shqiptarë, për të cilat shpresat shtohen pas historisë me fund të lumtur të Alvinit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24