80-vjetori i festës së ‘Jo’-së/ Politika distancohet nga “Kacifas”
28/10/2020 12:12

Greqia dhe minoriteti i saj në Shqipëri nderojnë sot Festën Kombëtare të ‘Jo’-së. Ushtarët grekë të rënë 80 vite më parë gjatë luftës italo-greke brenda territorit shqiptar janë përkujtuar sot me ceremoni homazhesh në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit. E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke si dhe ministri i jashtëm grek Kostas Vllasis, autoritete të PBDNJ, OMONIA-s dhe komisionit shqiptaro-grek të kërkimit të eshtrave. Z. Vllasis iu drejtuar popullsisë së minoritetet grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës. “Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë.” Z. Dule edhe një herë ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Kostandino Kacifas, çka sipas tij nuk ka ndodhur në 2 vjet. Megjithatë ceremonia duket se është mbajtur larg tensioneve edhe për faktin se përkujtimi i Kacifas është kryer më parë të shtunën në një ceremoni private që u braktis nga autoritetet zyrtare. Në Këlcyrë dhe Bularat prehen rreth 1500 ushtarë grekë shumica pa emër.

Top News- “Hajde hidhe vallen”, Dua Lipa merr pjesë në dasmë shqiptare, ‘e djeg’ duke kërcyer
27/09 21:47
Top Channel/ Bie zjarr në Ndërnenas, rrezikohen serat dhe stallat
27/09 21:43
Top News- Grabitësi futet në mes të natës në market! Thyen xhamin dhe grabit kasën, kapet nga kamera
27/09 21:15
Top News – Zjarr i madh në Ndërnenas të Libofshës, digjen tokat bujqësore të fermerëve
27/09 21:11
Top News- “Shqipëria në rrugën e duhur për BE”, Kos: Paratë vetëm për shtetet që zbatojnë reformat
27/09 20:50
Top Channel/ Hasi mbështet UÇK-në. Qindra qytetarë tubim pro ish-liderëve që u dënuan në Hagë
27/09 20:30
Top News – Kosova shet pak dhe blen shumë…Importet arrijnë në 5 miliardë euro vetëm në 8 muaj
27/09 20:30
Top News – Kurti merr letër nga kongresisti amerikan. Thirrje për marrëveshje për Presidentin e ri
27/09 20:15
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Paratë e huaja ndryshojnë drejtim. Austria kryeson investimet në Shqipëri
27/09 20:00
Top Channel/ Stalla ndot ujin në Libohovë. Një lagje kundër fermës me 50 lopë: Marrim ujë 10 km larg
27/09 19:57
Top Channel/ Të moshuarit që rrezikojnë shikimin: Shitëm shtëpinë, por prapë nuk ia dalim për ilaçe
27/09 19:56
Top Channel/ Infarkti nuk njeh moshë. Kardiologët ngrenë alarmin: 15% e rasteve, nën moshën 45 vjeç
27/09 19:54
Top Channel/ Rokadë ambasadorësh Denion Meidani shkon në Prishtinë, ndërsa Petrit Malaj në Shkup
27/09 19:45
Top Channel/ Rama: Vlora Hyseni të përballet me SPAK, përbaltja e SHISH, e papranueshme
27/09 19:38
Top News- “Çfarë po fsheh Rama”, Bardhi reagon pas mesazhit të kryeministrit për Vlora Hysenin
27/09 19:14
Top News – Hartohen planet e evakuimit / Shtetet e NATO-s përgatiten për një sulm rus
27/09 18:00
Top News – Do godasë luftanijet në Oqeanin Indian/ Irani kërcënon Trump, hakmarrje nëse rinis sulmet
27/09 18:00
Top News – Makinë me eksploziv në bazën britanike / Përdorej nga SHBA për të bombarduar Iranin
27/09 18:00
Top News – Macron do një mandat të tretë / ‘Nuk e përjashtoj mundësinë’, flet presidenti francez
27/09 18:00