Në një pallat në lagjen 4 të Laç, prej vitesh banorët përballeshin me një situatë të rëndë. Një 80-vjeçare grumbullonte çdo ditë rroba dhe ushqime nga kazanët e mbeturinave, duke e kthyer apartamentin në një vatër të rrezikshme ndotjeje. Era e padurueshme, mizat dhe frika për epidemi kishin kthyer jetën e rreth 15 familjeve në makth. Banorët tregojnë momentet e vështira, ndërsa gazetarët e Fiks Fare tentojnë të komunikojnë me të moshuarën, e cila refuzon të hapë derën. Pas ndërhyrjes së emisionit dhe institucioneve lokale, djali i saj pastron banesën dhe situata nis të marrë zgjidhje.