Teatri “Migjeni” “Nderi i Kombit”. Në 70 vjetorin e krijimit të teatrit të parë shqiptarë, presidenti i vendit Ilir Meta i akordoi këtij institucioni titullin më të lartë. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë figura të shquara të artit dhe kulturës në Shqipëri si dhe miq të teatrit Ditëlindja e 70 e teatrit është një moment i vecantë edhe për aktoret që nder vite janë ngjitur në këtë skene. Pas 32 vitesh punë, shkrimtari Xhahid Bushati promovoi edhe librin e tij kushtuar teatrit “Kujtesa e një qyteti” ndërsa u nderuan me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Urdhri i kalorësit të flamurit” disa prej artistëve të Shkodrës.