65 vite tension SHBA-Iran/ Një histori marrëdhëniesh të vështira mes dy vendeve
05/01/2020 15:24

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë qenë gjithnjë të ndërlikuara. Nga rrëzimi i orkestruar nga CIA i kryeministrit iranian në 1953 e deri tek tensionet dhe konfrontimi nën presidentin Donald Trump, janë plot 65 vite marrëdhënie të vështira. Në 1953, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës orkestruan një komplot për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadeq. Lideri laik, kishte tentuar të nacionalizonte industrinë iraniane të naftës. Shahu i Iranit, Mohammed Reza Pahlevi, i mbështetur nga SHBA, u detyrua të largohej nga vendi më 16 janar pas muajsh demonstrata dhe protesta kundër sundimit të tij në 1979. Dy javë më pas, lideri islamik Ajatollahu Khomeini u kthye nga azili. Pas një referendumi u shpall republika islamike e Iranit. Ambasada amerikane në Teheran u sulmua në nëntor 1979 dhe pengjet amerikane u mbajtën për 444 ditë. 52 pengjet e fundit u liruan në janar 1981, ditën e inaugurimit të presidentit Ronald Reagan. Më pas vjen skandali Iran-Contra në vitet 1985-1986. SHBA kish dërguar në mënyrë të fshehtë armë në Iran, në këmbim të ndihmës së Teheranit për të liruar pengjet amerikane që mbaheshin nga militantët Hezbollah në Liban. Fitimet, ishin kanalizuar në mënyrë ilegale drejt rebelëve në Nikaragua duke krijuar një krizë politike për Reganin. Në 1988 një avion iranian pasagjerësh qëllohet nga një luftanije amerikane duke i marrë jetën 290 personave në bord. SHBA tha se Airbusi A300 ishte ngatërruar me një avion ushtarak. Ndërsa në 2002, presidenti amerikan George Bush, denoncoi Iranin si pjesë e aksit të së keqes, bashkë me Irakun dhe Korenë e Veriut. Fjalimi shkaktoi shumë zemërim në Iran. Gjatë dekadës pasuan tensionet për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet. SHBA e akuzon Iranin për një program klandestin armësh bërthamore, çka Irani e mohon. U duk se dicka e mirë po vinte në vitet 2013-2016, kur lidhjet u ngrohën pakëz dhe presidenti amerikan Barak Obama, bisedoi me presidentin e moderuar Hassan Rouhani, e para bisedë telefonike e këtij niveli në më shumë se 30 vite. Më pas erdhi marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe një grupi fuqish botërore, SHBA, Britani, Francë, Kinë, Rusi dhe Gjermani. Por gjithcka u përmbys nga presidenti Donald Trump në maj 2018, kur ky i fundit doli nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet mbi Iranin. Marrëdhëniet SHBA-iran, përkeqësohen dhe SHBA dërgon luftanije në gji për shkak të atyre që i quan të dhëna shqetësuese të lidhura me Iranin. Dhe në maj e qershor të 2019, regjistrohen shpërthime në gjashtë cisterna nafte në gjirin e omanit. SHBA akuzon Iranin. Ndërsa më 20 qershor, forcat iraniane rrëzojnë një dron ushtarak iranian mbi ngushticën e hHmuzit. SHBA tha se ishte në ujëra ndërkombëtare, Irani tha se ishte në territorin e tij. Nga këtu e tutje, nuk mund të flasësh më me siguri, për asgjë….

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30