600 policë janë me Covid/ Zëvendësohen nga kolegët me orë shtesë
18/11/2020 15:28

Që pas shpalljes së pandemisë në muajin mars, policia shqiptare kaloi në shërbim të përforcuar, më së shumti duke kontrolluar zbatimin e rregullave antiCovid, siç është së fundmi mbajta e maskës, apo edhe kontrolle në lokale për muzikë pas orës 8 të mbrëmjes. Përveç kësaj, prej disa javësh prezente janë edhe postblloqet fikse. Por a po kthen kontrollet dhe postblloqet në burime të infektimit për vetë policët? Aktualisht sot që po flasim janë rreth 600 efektivë policie të prekur me koronavirus, çka ka sjell alarm te shefat e tyre, për mënyrën se si do të organizojnë shërbimet, që përfshin rendin, krimin dhe parandalimin e ngjarjeve. Mungesa e punonjësve të policisë është vënë re në disa komisariate të vendit, ku Top Channel, jo zyrtarisht mëson se ata zëvendësohen nga kolegët e tyre nëpërmjet orëve shtesë, duke u shtuar një ngarkesë më të madhe pune. Zyrtarisht policia e shtetit nuk e pranon këtë numër të lartë të efektivëve të prekur, por ata janë karantinuar në shtëpitë e tyre, ndërsa një numër shumë i vogël është dashur që të marrë trajtim mjekësor në spitalet Covid. Kjo sëmundje, ishte fatale për dhjetë efektive policie, të cilët e humbën betejën e tyre në përballje me virusin, të cilën kryesisht e morën gjatë kryerjes së detyrës. Pas mjekëve dhe infermierëve, shërbimet e policisë janë në vijën e parë të kontaktit me qytetarët, pasi u duhet të kontrollojnë respektimin e masave anticovid, të jenë në gatishmëri për të parandaluar ngjarjet kriminale apo edhe policia rrugore për kontrollet për parandalimin e aksidenteve, pa e ditur nëse personi që po përballen, mund të jetë mbartës i virusit apo jo. Ashtu si të gjithë qytetarët e thjeshtë, edhe uniformat blu, në shumicën e kohës, duhet që maskën ta sigurojnë vetë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06