50 histori abuzimi me të mitur/ Instalacioni “Të besoj” në Gjirokastër
21/03/2021 12:25

“Të besoj” është një instalacion publik nga UNICEF në Shqipëri ku secila nga këto silueta pasqyron një histori abuzimi seksual të përjetuar nga fëmijët. UNICEF hedh dritë mbi akte të tmerrshme të dhunës që përjetohen çdo ditë nga fëmijët, më shumë nga sa mund ta imagjinojmë. “Vitin e kaluar në qershor opinioni publik në Shqipëri u trondit pas lajmit se një vajzë 14-15 vjeçare nga Kamza ishte abuzuar seksualisht në shkollë nga një person që punonte në shkollën ku studionte vajza. Ne duam që fëmijët të na besojnë ne dhe të raportojnë dhunën seksuale, dhe ne si të rritur kemi për detyrë ti besojmë dhe mbrojmë fëmijët” UNICEF në mënyrë simbolike ka sjellë figurinat e fëmijëve pa emër por me histori të ndryshme të vendosura në të dy anët e Qafës së Pazarit. Ja çfarë dëshmia në njërën prej tyre “ isha 13 vjeç kur mamaja më detyroi që të martohesha me një djalë pak më të madh se unë. Më pas një bandë më rrëmbeu dhe më shfrytëzoi seksualisht. Edhe pse policia u njoftua nuk u morr asnjë masë kundër tyre.” “ Të dhimbshme shumë këto që shohim pas vetes, edhe si shifra por edhe si mosha. Shpresoj që kjo fushatë të reduktojë numrin e fëmijëve të dhunuar e të abuzuar e mbi të gjitha të risi ndërgjegjësimin e fëmijëve për ta relatuar një rast dhune apo abuzimi seksual.” Më shumë se 50 histori që janë bërë publike përmes këtyre siluetave janë ngjarje reale, histori të cilat për një kohë të gjatë nuk i besoi askush, histori për të cilat ndihma ose ka ardhur shumë vonë ose nuk ja ka dalë ti shpëtojë prej ciklit të abuzimit.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36