5 mijë lekë shpërblim pensionistëve/ Qeveria do japë 34 milionë euro për 650 mijë pensionistë
15/12/2020 15:06

Rreth 650 mijë pensionistë do të përfitojnë bonusin prej 5 mijë lekësh në fund të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama sipas të cilit qeveria do të vërë në dispozicion 34 milionë dollarë për mbështetjen e kësaj kategorie, ndërsa shtoi se qeveria po përgatit aktin normativ të radhës për buxhetin, ndërhyrja e katërt që i bëhet draftit për këtë vit. “Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 milionë dollar për pensionistët për vitin e ri”, tha Rama. Kreu i qeverisë është ndalur edhe te prioritetet e buxhetit 2021, draft i kthyer për rishqyrtim në Kuvend vetëm pak ditë më parë nga Presidenti Meta. Buxheti i vitit të ardhshëm shtoi ai, adreson të gjitha nevojat për kapërcimin e emergjencës shëndetësore dhe mbështet të gjitha shtresat në nevojë. “Është fakt dhe jo opinon që buxheti 2021 garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë më në nevojë. Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në mbyllje të kësaj lufte. Mjekët, infermierët dhe bluzat e bardha në tërësi do përfitojnë rritje page. Do vazhdojmë edhe me rindërtimin, do kthejmë të gjithë njerëzit në shtëpi”, tha Rama. Përballimi i pandemisë, vazhdimi i rindërtimit dhe rimëkëmbja e ekonomisë janë edhe tre prioritetet kryesore të qeverisë në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili parashikon një rritje ekonomike në nivelin e 5.5%.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41