Në një aksion antidrogë, të njëkohshëm mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë të cilit u prangosën 78 persona, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge, drejtues të prokurorisë SPAK, hodhën dyshime edhe për implikimin e disa zyrtarëve shtetërorë në vend. Për shkak se hetimi është në zhvillim e sipër, nuk u hodh dritë mbi rëndësinë e tyre dhe veprimet konkrete që kanë kryer në trafikimin ndërkombëtar të drogë, por nga këto dyshime nuk përjashtohen edhe efektivë të policisë kufitare.