30 vite nga eksodi i shqiptarëve/ Rama në Itali! Di Maio: BE të hapë negociatat me Shqipërinë
05/03/2021 19:16

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30 vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj. Ai mbajti një konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Kryeministri Edi Rama i cili mbajti ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, u kërkoi autoriteteve italiane njohjen e patentave shqiptare në Itali. “Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali se kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane“, tha Rama. Di Maio tha se Italia po bën gjithçka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit. Rama shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fate Velaj, deputet, ndërsa do të jetë edhe zëvendës Ministrja Teresa Bellanova dhe Nënsekretarët Assuntela Messina, Anna Macina, Rosario Sasso, Ivan Scalfarotto dhe Francesco Paolo Sisto. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit diplomatikë, ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani dhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Itali Gentiana Mburimi. Rama do të qëndrojë edhe nesër, ku do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e punuar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Top Channel/ Krimi i rëndë në familjen Rrapaj, fqinja: Mund të jetë hedhur për të mbrojtur djalin
25/03 11:10
Top News – Projekti i kundërshtuar nga AmCham. Rikthehet nisma për Dhomën Ekonomike Kombëtare
25/03 11:00
Top News – Me flamujt kuqezi në Serbi, arrestohen 4 shqiptarë
25/03 11:00
Top Channel/ Krimi i rëndë brenda familjes, hapen dyert e mortit, trupi i 80-vjeçarit lihet në morg
25/03 10:57
Top Channel/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25/03 10:12
Top News – Edhe Erion Braçe paraqitet në SPAK, dyshohet për një padi për shpifje
25/03 10:05
Top Channel/ Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet për një çështje gjyqësore për shpifje
25/03 09:43
Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
DIGITALB DIGITALB