Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i kufijve ka shkaktuar një dëm të madh për turizmin shqiptar, një nga sektorët më me peshë për ekonominë e vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Instat gjatë 11- mujorit të këtij viti kanë hyrë në vend rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj, në rënie me 59.5% kundrejt të njëjtë periudhë të një viti më parë. Në total, përllogariten rreth 3.6 milionë turistë më pak se 11-mujori 2019.