Procesi gjyqësor i 21 Janarit ka hyrë në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë. Por vetëm një nga dhjetë prej të thirurve për procesin e së mërkurës u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa për nëntë të tjerët, prokuroria kërkoi që të angazhohej policia për t'i njoftuar, pasi posta nuk do mund ta kryente dot këtë funksion.