Ndërrimi i viteve është periudha më e bukur, sidomos për fëmijët. Magjinë e festave e ndiejnë veçnërisht ata që besojnë te Babagjyshi; që presin me padurim ardhjen e tij e marrjen e dhuratave. Të vegjlit besojnë dhe përshkruajnë në mënyrën se si e mendojnë Babadimrin, se ku ai largohet kur mbarojnë festat.