18 depo me armë në Tiranë/ Arrestohen 5 persona. Mbanin snajper dhe granatahedhës
01/04/2021 15:06

18 baza modifikimi, magazinimi dhe shitje armësh, janë zbuluar nga policia në Tiranë. Këto armë, u shiteshin grupeve kriminale për të kryer atentate dhe vrasje. Në pranga ranë 5 persona, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa, ndërsa në kërkim u shpall Sokol Gjura i larguar nga vendi disa javë më parë, si dhe Akil Kulla. Në banesat e të gjithë personave të mësipërm, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, mes tyre edhe antitank. U sekuestruan gjithashtu 7 automjete, dy prej tyre të blinduara të përdorura në dy ngjarje kriminale. Personat e mësipërm u arrestuan për shkak se në bashkepunim me Ermond dhe Enver Jamaku, të arrestuar pak ditë më parë per tentativen e vrasjes se Gjon Menës, në janar të këtij viti , dyshohet se tentuan të vrisnin me eksploziv të telekomanduar, në tetor të 2019-ës, kunatin e Domart Konjarit, Artan Bylyku. Një tjetër ngjarje ku është përfshirë Sokol Gjura së bashku me Ermond dhe Enver Jamaku, është ajo e tentativës për të vrarë me armë avokatin Paulin Papleka, në 10 shtator të vitit 2017 në Tiranë. 5 ditë pas kësaj ngjarjeje, po në Tiranë, të njëjtët persona në pranga vendosën eksploziv në shtëpinë e Edmond Saraçit. Ky i fundit i arrestuar si person i dyshuar që qëlloi me armë ndaj avokatit Papleka. Gjatë operacionit të zhvilluar këtë të enjte, në shtëpinë e Bujar Jaupit, me profesion tornitor, u gjetën 25 silenciatorë për armë të ndryshme, të prodhuara nga vet ai. Ky grup, po ashtu dispononte snajper të prodhimit të fundit si dhe optika termike special për të , radio të njëjta me ato të policisë dhe ushtrisë si edhe optika termike special që u vendosen snajpera. Janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper si edhe disa sasi lëndësh narkotike. Operacioni u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila lëshoi edhe urdhër-arrestet për personat e mësipërm.

Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04