157 të burgosur me Covid/ KSHH: janë diskriminuar gjatë trajtimit shëndetësor
21/03/2021 12:30

Që prej shpalljes së pandemisë, rreth 450 persona të arrestuar gjatë kësaj kohe nga policia përfituan lirimin nga gjykatat me arsyetimin se ata mund të ishin prekur nga covidi dhe se nëse futeshin në qeli ata mund të shpërndanin infeksionin tek të burgosurit. I tillë ishte edhe lirimi i Edmond Çekiçit që u mbajt në qeli vetëm katër ditë. Por pavarësisht këtij qëndrimi tolerant ndaj një kategorie , përhapja e virusit në burg nuk u parandalua, ndonëse edhe takimet me familjarët janë bllokuar prej muajsh. 157 të dënuar rezultuan pozitiv nga covid 19 , por sipas komitetit shqiptar të Helsinkit të burgosurit që u preken nga infeksioni apo ata që u dyshuan si të tillë janë diskriminuar gjatë trajtimit shëndetësor. KSHH del në këtë përfundim pas monitorimit në burgje ku u vërejtën mungesë e pajisjeve dhe medikamenteve për trajtimin e të burgosurve në dy spitalet atë të burgut dhe godinën numër 5 në Lezhë . “Edhe kur i kanë dërguar në spitalet civile ka një stepje dhe neglizhence sapo i kanë parë me pranga në duar. Këtë e thonë të burgosurit dhe nga ana tjetër dhe vetë mjekët.” Por nga ana tjetër KSHH verën se edhe mjekët në burgje patën të njëjtin fat trajtimi të pabarabartë krahasuar me koleget e tyre në spitalet civile. Ndaj mjekët në burgje kanë kërkuar ngritje rroge pasi gjatë pandemisë kanë vërejtur fluks të madh. Por drejtoria e përgjithshme e burgjeve insiston se ka ndjekur rekomandimet e mjekëve epidemiologe për trajtim të të burgosurve të infektuar apo për izolimin e vatrave në mënyrë që të mos kishte përhapje të infeksionit nëpër qeli, ndërkohë që në fuqi vazhdojnë të jenë rekomandimet për tolerancë nga gjykatat ndaj të arrestuarve për krime të lehta.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36