150 familje me banesë të re para Vitit të Ri, Veliaj: 2021 viti i rimëkëmbjes
28/12/2020 13:59

150 familje do ta festojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në banesën e re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu, u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve të Qani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuan shumë herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti. Sipas kryebashkiakut Veliaj, 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes, si për banesat, ashtu edhe për shkollat e reja. “Para ardhjes së Vitit të Ri do të strehojmë edhe 150 familje të tjera, ndërsa që në ditët e para të janarit nism punën për lotet e tjera. Viti 2021 do të jetë vitii rimëkëmbjes!Së bashku me qeverinë dhe ministrin e Rindërtimit do të vazhdojmë ringritjen me pallatet dhe shtëpitë, por do të përfundojmë edhe shumë nga shkollat. Kemi hedhur themelet për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën në Mangull, por kemi përfunduar shkollat në Lalm dhe Allgjatë. Do të vazhdojmë me shkollat e ndërmjetësuara nga qeveria me qeverinë e Katarit dhe Sllovakisë, siç është shkolla e Pezë Helmesit”, shpjegoi Veliaj. Ai shtoi se gjatë procesit të rindërtimi nuk është paragjykuar askush për bindjet e tij politike, por u është shërbyer të gjithëve njësoj. “Sa herë kemi ardhur në Pezë për të përkujtuar Konferencën e Pezës, kemi përmendur një slogan: “Për një bashkim, përtej çdo feje, krahine dhe ideje”. Nëse në atë kohë, ky slogan shërbente për të krijuar një bashkim në luftë, për të qenë një front në mbrojtje të vendit, sot slogani përtej çdo krahine, feje dhe ideje, ka qenë motoja jonë për rindërtimin. Nuk është paragjykuar askush, nuk i është kërkuar askujt tesera e partisë, njerëzit nuk janë ndarë në të nënës dhe të njerkës. Jemi shembulli se u shërbejmë me përulësi të gjithëve njësoj”, tha ai. Veliaj siguroi se puna nuk do të ndalet, kurse lagjet e reja do të ofrojnë kushte më të mira për familjet e prekura nga tërmeti. “Kush punon, merr edhe kritika. Kush nuk punon dhe fle, kush ankohet dhe mundohet të përçajë njerëzit, sigurisht që nuk ka duk, as produkt. Ndaj, ne do të fokusohemi te puna. Lagjet në periferi do të jenë të unifikuara, siç është lagjja në Pezë të Madhe, më afër njësisë; po ashtu edhe në Vaqarr dhe Baldushk, i afrojmë familjet te qendrat shëndetësore, pranë shkollës dhe kopshtit, për t’u siguruar që kjo fatkeqësi është edhe një mundësi për t’i bërë gjërat ndryshe”, deklaroi ai. Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj theksoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama tregoi përgjegjësi, duke qenë në krye të rindërtimit. “Jemi duke ndërtuar 158 shkolla në të gjithë zonën e dëmtuar. Kemi filluar ndërtimin e apartamenteve në Tiranë tek “5 Maji”, në Kavajë, në Durrës, në Rrogozhinë, në Lezhë, në Krujë, në Fushë Krujë, në Thumanë dhe në Laç. Dua t’u kujtoj shqiptarëvese kush u gjend atë ditë në krye të punës, kurra qameti i madh i 26 Nëntorit; kush e mori përsipër, kush e mbajti barrën, kush e mbajti fjalën dhe kush po i fut qytetarët në shtëpitë e tyre falas: Vetëm socialistët, qeveria e Edi Ramës dhe ne që punojmë çdo ditë për qytetarin e thjeshtë”, tha Ahmetaj.

Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57