Në Llixhat e Hidrait në Elbasan, çdo vit mijëra turistë vijnë për kurim, por përballen me një realitet tronditës. Rrugë të shkatërruara, mungesë investimesh dhe kushte minimale. Pronarët e bizneseve dhe turistët tregojnë se prej më shumë se 10–15 vitesh nuk ka asnjë ndryshim. Rrugët janë në gjendje të rëndë, plehrat mbeten problem dhe lëvizja është e vështirë, duke detyruar shumë vizitorë të qëndrojnë të izoluar nëpër hotele.