15 mln euro ndihma nga BE/ Presidentja e KE: Solidarizim me Shqipërinë
04/12/2019 19:43

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti më I fuqishëm prej dekadash të tëra. Solidarizimi me vendin tonë në këtë moment të vështirë vazhdon, dhe tashmë po materializohet edhe me ndihma konkrete financiare, përveç asaj që mbërriti më parë në formën e ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit dhe më tej, të ekspertëve që janë në terren duke verifikuar dëmet strukturore. “BE-ja është në solidarizim të plotë me Shqipërinë me veprime, jo thjesht me fjalë. Ne jemi duke e dhënë tashmë mbështetjen tonë në terren, jemi të angazhuar të ofrojmë edhe më shumë. Deri tani, Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania… Komisioneri Lenarcic do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo me të qartë e te plote të gjendjes se ndërtesave te prekura, si dhe të bëjë një vlerësim paraprak të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin..Hapi I parë ndërkohë është të alokojmë menjëherë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar”, shprehet Presidentja e KE. Von der Leyen nuk u mjaftua me kaq, por përmes një mesazhi në Twitter tregoi se do të ndërmerret edhe një nismë tjetër e rëndësishme në favor të mbledhjes së ndihmave për vendin tonë, të cilin fatkeqësia natyrore e një jave më parë e gjeti të papërgatitur. “Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e njoftova për ndihmën e KE-së prej 15 milion eurosh, si mbështetje e menjëhershme për popullin shqiptar. Për më tepër, Bashkimi Europian do të organizojë dhe një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit”, ka shkruar kryetarja e Komisionit Europian.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30